Flash News

Ditari i Opozitës

"Koha për politikë", Ori Nebijaj flet për ftesën nga PD: Thirrja e familjes politike erdhi e fortë, do jap maksimumin

"Koha për politikë", Ori Nebijaj flet për ftesën
Ori Nebijaj

Koha për politikë. Kështu shkruan moderatorja e njohur Ori Nebijaj, e cila në zgjedhjet e 25 prillit do të garojë në listat e PD.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nebijaj tregon se nuk mundi ta refuzonte ftesën e partisë Demokratike, të cilën e quan familje politike. Ajo ka falenderuar kryedemokratin Lulzim Basha për besimin që i ka dhënë, ndërsa thotë se do të japë maksimumin e saj për rezultate sa më pozitive.

"Kur thirrja e familjes politike për të dhënë kontribut vjen kaq e fortë veç vlerësimit, ndjen edhe përgjegjësinë për të reflektuar frymën e ndryshimit për të cilën të gjithë sot kanë nevojë. Kam pranuar besimin e dhënë nga Lulzim Basha për të qenë pjesë e ekipit të tij politik për Tiranën dhe do të jap maksimumin tim", shkruan Nebijaj.

Nisur nga numri që do të jetë në listë, e 18-ta në Tiranë, ajo u bën thirrje të gjithë votuesëve për herë të parë të besojnë dhe votojnë PD. Nebijaj thotë se ndihet e privilegjuar të përfaqësojë gjeneratën e re në jetën politike. 

"Vendimi për të kandiduar në Tiranë u bë më i veçantë me numrin rendor që unë do të kem në listën e kandidatëve. 18 . Ndaj ftesa e parë dhe më e sinqerta është për të gjithë 18 vjeçarët që në këto zgjedhje votojnë për herë të parë. Zhgënjimi dhe mosbesimi që keni për politikën nuk duhet t'ju mbajë larg kutisë së votimit", shkruan ndër të tjera ajo.

 
 
 
 
 
Shikoni këtë postim në Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Një postim i shpërndarë nga Oriela Nebijaj (@ori_nebijaj)

Të fundit