All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

“Koha t’i kthejmë reston këtij”, Muçollari: Forca që po vë në lëvizje Ramën është frika

All - Paragraf - 1

“Koha t’i kthejmë reston këtij”, Muçollari:

Në protestën e opozitës ishin të pranishëm dhe Forumi Rinor i Partisë Demokratike, ku me parulla morën një vëmendje mjaft të madhe nëpër media.

All - Paragraf - 3

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari në fjalën e tij përpara qytetarëve bëri thirrje për largimin e Edi Ramës.

Ai u shpreh se është momenti më i mirë për t’i kthyer reston kujtdo që kërkon tu marrë lirinë qytetarëve.

"Pavarësisht kësaj pjesëmarrje masive, për kauzën e lirë mjafton dhe një qytetar i vetëm në një shtet demokratik, do dëgjohej e trajtohej me respekt."

"Një njeri i vetëm guxon të shpërfillë një popull të tërë. Kjo po ndodh me ne. Ky është regjimi, këtë mentalitet kanë. Edhe pakicë në qofshim jemi shtetas me të drejta kushtetuese. Rama apo shpura e tij s’ka asnjë të drejtë të më përzërë, ky është vendi im."

"Kjo është revolutë e jam këtu për të luftuar bashkë me ju.  FBI e përdori 14 herë emrin e Ramës, se përfshirja e tij është e faktuar."

"Ky që luan të fortin e politikës shqiptare pse paska nevojë të korruptojë një agjent të huaj? Ky që ndihet superior në numra çfarë i duhen simbolet tona nëse kaq sa jemi nuk i bën përshtypje?"

"Forca që po vë në lëvizje Edi Ramën është frika, frika nga zgjedhjet, frika nga ish ministrat e tij që duan të shpëtojnë veten. Momenti më i mirë t’i kthejmë reston këtij këtu e kujtdo që kërkon të na marrë lirinë, momenti të largojmë Ramën e t’u kthejmë shqiptarëve shpresën."

Të fundit