Flash News

Ditari i Opozitës

Kokalari në Kuvendin e PD: Shqiptarët e kanë humbur besimin te SHBA, më vjen turp kur shoh nivelin që e përfaqëson në Tiranë

Kokalari në Kuvendin e PD: Shqiptarët e kanë humbur besimin te

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka mbajtur një fjalim në Kuvendin Kombëtar të PD.

Gjatë fjalës ajo tha se Shqipërisë nuk mund t’i imponohet asnjë lider me urdhër si një shtet sovran.

Po ashtu, Kokalari u ndal edhe te ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim duke thënë se i vjen turp kur sheh nivelin që përfaqëson SHBA në Shqipëri.  Sipas saj, shqiptarët kanë humbur besimin te Amërika.

Shqipëria është një shtet sovran dhe i tillë do mbetet.

Shqipërisë nuk mund t’i imponosh një lider me urdhër nga elementët e huaj, sepse ne jemi pasardhës të Gjergj Kastriotit, kjo është tokë e ilirëve dhe jemi njerëz të besës dhe kanunit. Fatkeqësisht kjo mikpritje merret për dobësi ndonjëherë dhe abuzohet deri në pikën kur ne jemi të detyruar t’u tregojmë vendin miqve problematikë.

 Më vjen turp kur shoh nivelin me të cilin përfaqësohet Amerika, por edhe ku ishte katandisur PD-ja e vlerave konservatore.

Për ata që më akuzojnë se kam ndihmuar për një karrige, u kam thënë se nuk jam njeri i karrigeve, por jam elektron i lirë. Prandaj u them se nuk do jem pjesë e Këshillit dhe as e Kryesisë. Shqiptarët kanë humbur besimin te ajo. Amerika mbetet e njejtë, lojtarët kanë ndryshuar”, tha Kokalari.

Të fundit