Flash News

Ditari i Opozitës

"Kolapsi i sistemit shëndetësor nuk mund të fshihet", Basha: Vala e dytë e pandemisë e gjen Ramën të papërgatitur

"Kolapsi i sistemit shëndetësor nuk mund të fshihet",
Kryetari i PD, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se vala e dytë e pandemisë ka gjetur Ramën dhe qeverinë të papërgatitur për t’ju përgjigjur emergjencës shëndetësore.

Sipas Bashës, kolapsi i sistemit shëndetësor nuk mund të fshihet.

“Edhe vala e dytë, që mesa duket ka nisur, e gjen Edi Ramën të papërgatitur për t’ju përgjigjur emergjencës shëndetësore. Kam kërkuar që të merren 4 hapa të thjeshtë, të çohen në 2500 testime në ditë. Kjo bën që të bëhen testime në kohë. Evidentim të atyre që e kanë marrë virusin, dhe kontaktet e tyre e më pas izolimin e trajtimin e tyre.

Në kushtet e kësaj përqindje, OBSH e konsideron minimal numrin e testimeve. Shqiptarëve me COVID tu rimbursohet paketa e ilaçe e. Shqipëria ki ka mundësitë që askush mos ta humbasë jetën, pasi nuk harrin dot që të blejë paketën e ilaçeve. Nëse paratë e shqiptarëve në këtë kohë krize do të shkonin për pandeminë, atëherë rimbursimi total i shpenzimeve të atyre që kurohen në shtëpi, do ishte thërrime krahasuar me ato që shkojnë për gostinë e investimeve.

Gjatë fundjavës janë përballur me COVID dhe u trajtuan për një periudhë kohore në spitale rajonale të papërgatitura. Bonusi për mjekët dhe infermierët është detyrim që kemi ndaj tyre, për sakrificën e madhe dhe ekspozimin ndaj rrezikut. Sot sistemi është de-facto në kolaps. Sot këtë nuk e fshehim dot”, tha Basha.

Të fundit