Flash News

Ditari i Opozitës

Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimin e opozitës për Kuçovën, Maliqi: Vendim politik

Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimin e opozitës për

Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për përsëritjen e zgjedhjeve në Kuçovë.

Lefter Maliqi në një komunikim për mediat, u shpreh se vendimi ishte politik dhe se sot fitoi krimi dhe korrupsioni.

“Në vjeshtë më kandidat tjetër. E dini shumë mirë që me këtë kandidat ishte e pamundur.

Votim afrikan në Kuçovë, e patë shumë mirë, ndërsa Kodi Zgjedhor thotë vota është e fshehtë, procesverbalet mungonin, pra yrra byrra votoni se partia shtet e di vetë se kë nxjerr.

Unë do vazhdoj betejat politike për t’i kthyer dinjitet qytetarëve të Kuçovë. Qeveritarët duhet ti kapësh si Gjici me provë, me presh në dorë, në gojë. Edhe ky Hajdari si ai ishte, nuk ka prova por e di gjithë Kuçova”, tha Maliqi

Të fundit