Flash News

Ditari i Opozitës

Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën për Gjirokastrën, PD dhe LSI nuk tërhiqen: Beteja do të bëhet në rrugë penale

Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën për Gjirokastrën, PD
Ivi Kaso

Pavarësisht vendimit të Kolegjit Zgjedhor, PD dhe LSI nuk do të heqin dorë. kështu janë shprehur përfaqësuesit ligjor, Ivi Kaso dhe Altin Kaziaj, pasi dolën nga seanca, ku Kolegji rrëzoi kërkesën për përsëritje të zgjedhjeve në Gjirokastër.

Në një prononcim për mediat, Kaso tha se beteja e tyre do të zhvillohet edhe në rrugë të tjera ligjore, duke akuzuar sërish PS për manipulime zgjedhore.

“Nuk do të heqim dorë nga transparenca nga ky proces elektoral, që ka qenë më e ndikuar nga interesat e mazhorancës, që nuk lejonte shqiptarët të votonin të lirë. Beteja për transparencë është shumëplanëshe, kemi zhvilluar në planin administrativ, në KAS dhe KQZ, do të bëhet në rrugë penale, mund të zhvillohet në rrafshe të tjera Kushtetuese, sepse shkeljet që ne kemi prekur janë shumëpalëshe", tha Kaso.

Altin Kaziaj nga LSI tha se partia që përfaqëson nuk e pranon këtë vendim.

“LSI s'ka si e pranon  humbjen kur kërkesat nuk janë marrë në shqyrtim. Dhënia e vendimit në një kohë kaq të shkurtër nuk pranohet nga ana jonë. Në këto zgjedhje janë formuluar aq shumë kërkesa saqë në të gjitha zgjedhjet e tjera bashkë nuk kanë qenë”, tha Kaziaj.

Të fundit