Flash News

Ditari i Opozitës

“Kolumbia e Europës”, PD publikon videon: Ky është investimi kryesor i Edi Ramës me të cilin mbajti pushtetin  

“Kolumbia e Europës”, PD publikon videon: Ky është

Nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se i vetmi produkt bujqësor që ka lulëzuar gjatë qeverisjes aktuale është Kanabisi. Ai akuzon kryeministrin se e ka kthyer vendin në “Kolumbinë e Evropës”.

“Kanabisi është investimi kryesor i Edi Ramës për të mbajtur pushtetin me krimin e organizuar. Qeverisja e tij do të mbahet mend për njohjen botërisht të Shqipërisë si “Kolumbia e Europës”.

Për të pasuruar disa banda që i përdor në zgjedhje, Edi Rama tradhtoi interesin e shqiptarëve. Në vend të punojnë tokën, të rinjtë punojnë në plantacionet e hashashit dhe pastaj vriten me plumb pas koke. Këtë te keqe duhet dhe do ta largojmë më 25 Prill”, shkruan Paloka.

Të fundit