Flash News

Ditari i Opozitës

Komenti Sorecës për Ramën, Kryemadhi: Kryeministri dhe qeveria nuk kanë një plan vaksinimi

Komenti Sorecës për Ramën, Kryemadhi: Kryeministri dhe qeveria

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratën e ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Në një intervistë për VOA, Soreca u shpreh i habitur lidhur me kritikat e kryeministrit Edi Ramës në lidhje me qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj Shqipërisë dhe rajonit për procesin e sigurimit të vaksinave.

Sipas Kryemadhit në një takim në zonën e Freskut, kryeministri dhe qeveria nuk kanë një plan vaksinimi.

“Kur vija rrugës tani nga Shkodra, lexoja prononcimin e ambasadorit të delegacionit të BE-së, që ndihej i habitur nga sulmi i drejtpërdrejtë i kryeministrit ndaj tyre. Normal që unë si Monikë jam shumë dakord që ne duhet të kemi identitetin tonë si komb, si vend, si shtet, por edhe për t’u përgjigjur me fakte. Atë që ai ngrinte ishte që thoshte që jam i habitur që kryeministri thotë që pse BE-ja nuk na ndihmon për vaksinat, kur Shqipëria nuk ka një plan për vaksinimin, gjë që është shumë e rëndësishme”, tha Kryemadhi.

Të fundit