Flash News

Ditari i Opozitës

Komision Hetimor për inceneratorët, PD dorëzon kërkesën në Kuvend: Qeveria në shërbim të një biznesi

Komision Hetimor për inceneratorët, PD dorëzon kërkesën

Partia Demokratike ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për  inceneratorët. Nënkryetarja Jorida Tabaku së bashku me një grup deputetësh ka dorëzuar paraditen e sotme kërkesën në Kuvend.

Duke theksuar se tarifa e pastrimit është rritur në shumë qytete, ajo hodhi akuza se taksat e shqiptarëve po përdoren për t'i dhënë fonde shtesë pronarëve të inceneratorëve.

Tabaku bëri me dije se anëtarët e PD në këtë komision do të jenë deputetët Luan Baçi, Belind Këlliçi, Dhurata Çupi, Edmond Spaho.

“Bashkë me një ekip deputetësh e ekspertësh sapo depozituam kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për inceneratorët e Tiranës Fierit dhe Elbasanit Boçi, Këlliçi, Bushati, Çupi, Gështenja dhe Spaho të cilët do të jemi anëtarë të këtij komisioni hetimor.

Qeveria në shkelje të ligjit e kushtetutës ka dhënë një projekt korruptiv një kompanie pa asnjë lidhje, për 10 vite në një qytet dhe 30 vite në Tiranë projektin e inceneratorëve duke shkelur të gjitha ligjet dhe të konkurrencës dhe duke e vënë qeverinë në shërbim të një biznesi të vetëm, kompanisë së Klodian Mërtirit kontratën koncensionare. Plehrat u dogjën për t’i dhënë kësaj kompanie fonde shtesë. Mbi 300 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë. Tarifat e pastrimit janë rritur në shumë qytete”, tha Tabaku.

Një ditë më parë, PD depozitoi kërkesën ku kërkonte ngritjen e Komisionit Hetimor për shumë çështje që lidheshin me zgjedhjet e 25 prillit, si patronazhistët, mbyllja e kufijëve për emigrantët, "fryrja" e administratës, etj.

Të fundit