Flash News

Ditari i Opozitës

Komisionet hetimore, Këlliçi: Do të bëjmë transparencën e skandaleve të qeverisë

Komisionet hetimore, Këlliçi: Do të bëjmë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në SYRI TV, u shpreh se opozita ka kërkuar ngritjen e Komisioneve Hetimore bazuar në fakte dhe prova.

Këlliçi u ndal në kërkesën për ngritjen e Komisionit hetimor për vjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, duke theksuar se pikërisht vjedhja e këtyre të dhënave, ka shërbyer për të shantazhuar edhe një prej prokurorëve që po heton drejtorët e Veliajt për kompaninë 5D apo inceneratorin e Elbasanit.

“Një përfaqësues që ka mbështetjen e 7 deputetëve dhe kandidati i tij në zgjedhjet e fundit ka dalë i 4-ti për Bashkinë e Tiranës, del e flet në emër të opozitës, ndërsa opozita reale nuk ka asnjë përfaqësues në Komisionin e Reformës Zgjedhore”, tha Këlliçi.

 

Të fundit