Flash News

Ditari i Opozitës

“Komisionet s’janë fitore”, Alizoti: Opozita iu imponua ndërkombëtarëve, edhe pse ‘non grata’

“Komisionet s’janë fitore”, Alizoti: Opozita iu imponua

Deputeti i PD Tomor Alizoti foli për rikthimin e normalitetit në Parlament.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Alizoti u shpreh se opozita u radikalizua gjatë gjithë kësaj kohe për t’u bërë institucionale, ndërsa shtoi se kryeministri Rama u përpoq të delegjitimonte opozitën.

Sipas tij komisionet hetimore të marra nga opozita nuk janë një fitore për të, ndërsa shtoi se e vetmja fitore për opozitën është imponimi ndaj ndërkombëtarëve, qoftë edhe non-grata.

Alizoti: Rama mori një nisëm për të zhbërë opozitën. Opozita reale ka iks vota, ndjekës dhe u radikalizua për t’u bërë institucionale. Rama e kombinoi këtë me ndërkombëtarët. Rama me aftësitë e tij skematike prej hileqari bashkë me ndërkombëtarët mori një përpjekje për të delegjitmuar opozitën, e cila ka vetëm një fitore, Komsionet për mua s’janë ndonjë fitore, por fitorja është se iu imponuan ndërkombëtarëve, qoftë edhe non-grata, ne jemi.

Meqenëse Rama ka ndërtuar një parti shtet është gjithçka e vështirë. Drejtimi i opinionit te opozita është fitore për Ramën, jo për opozitën.

 

Të fundit