Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni Antikorrupsion me Xhafajn kryetar, deputetja e PD: Do ta bojkotojmë

Komisioni Antikorrupsion me Xhafajn kryetar, deputetja e PD: Do ta

Deputetja e PD-së Sorina Koti ka konfirmuar se ndonëse mazhoranca do të votojë sot përbërjen e anëtarëve të të ashtuquajturit Komisioni i Posaçëm Anti-Korrupsion, Partia Demokratike ka vendosur ta bojkotojë edhe pjesëmarrjen.

Gjatë një interviste për MCN, Koti theksoi se po ngrihet një komision sa për të kaluar radhën, teksa sipas saj nuk ka kohë fizike për të bërë një punë konkrete në komision, pasi 6 muaj nuk mjaftojnë për asgjë.

Kemi vendosur ta bojkotojmë pjesëmarrjen në komisionin që do ngrejë PS. Është vendim personal pa u diskutuar me grupet parlamentare, është vendim abuzues, këtu nuk po përfshihet opozita, por po ngrihet një komision për të kaluar radhën dhe për ta ndëshkuar korrupsionin në mënyrë sipërfaqësore. Nuk ka qenë ftesë e ndershme dhe e drejtpërdrejtë. Jemi njoftuar me mesazh në telefon, që Nikolla do të takojë anëtarët e komisionit.

Nuk kemi pasur dijeni për ngritjen, s’kemi pasur konsultë se çfarë po ndodh dhe thjeshtë po e ngrenë në fund të mandatit për të thënë që jemi në rregull me kërkesat e BE për një komision antikorrupsion. Ne kemi qenë të gatshëm të marrim pjesë në luftën kundër korrupsionit në mënyrë të drejtpërdrejtë siç e kërkon SHBA po jo në kushtet që e kërkon PS.

Të ngresh një komision në 6 muaj e fundit, rregulloret dhe procedurat, nuk ka kohë fizike dhe reale për të bërë punë konkrete në këtë komision. Nëse do donin ta ngrinin dhe të përballeshin me të vërtetat do ishte ngritur më parë.” – tha Koti.

Opozita e ka interpretuar ngritjen e këtij Komisioni të Posaçëm si një tentativë të kryeministrit Edi Rama për të vënën nën kontroll SPAK-un dhe GJKKO-në.  

Të fundit