Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni e skualifikoi nga listat e PD, reagon Tritan Shehu: Vendimin e kanë vetëm institucionet statusore, askush tjetër

Komisioni e skualifikoi nga listat e PD, reagon Tritan Shehu: Vendimin e

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar për herë të parë pas publikimit të lajmit se Komisioni i Vlerësimit në PD e ka skualifikuar nga gara për të qenë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë, listë që iu dërgua tashmë kryesisë së PD për fazën finale.

Në një reagim në rrjetet sociale, Shehu thotë se vendimin për të kandiduar për deputet pas votimit të anëtarësisë së PD e kanë tagër vetëm institucionet statuore të saj, kryetari, Kryesia e Këshilli Kombëtar dhe askush tjetër. 

Reagimi i plotë i Shehut:

Ne përgjigje te disa pyetjeve qe po me vine ne lidhje me hamendesi mediatike per nje mendim negativ ndaj meje te nje «komisioni», po rendis disa rreshta.
Se pari realisht nuk dua te komentoj mendimet qe mund te kene per mua individe te ndryshem, qofte dhe pjese e ndonje «komisioni», kjo do te me dukej e tepert, jo e nevojeshme dhe vlerësuese.
Pa pasur ndonje rendesi thelbesore te qenit apo jo deputet per veprimtarine time politike, te cilen e kam realizuar qe me 1990 si nje nga nismetaret e PD, si kryetar i saj, ministër, deputet, apo pa pasur asnjë nga keto ofiqe kudo ku kam qene apo ku jam, dua te nenvizoj se:
1-Vendimin per te kandiduar per deputet mbas votimit te antaresise se PD e kane tager vetem institucionet statuore te saj, Kryetari, Kryesia e Keshilli Kombetar, askush tjeter.
2-Ndersa vleresimi i vertete per mua ishte ai votim, qe beri se fundmi antaresia e PD se Gjirokastres, e cila ashtu sic me ka mbeshtetur ne keto vite me mbeshteti perseri me voten e saj te qarte. Ky vleresim eshte thelbesor jo vetem per mua, por dhe per PD, veçanërisht kur vjen nga ata njerez te tille te mencur, qe ashtu sic dine te te «hapin deren», dine edhe te ta «mbyllin ate», sic edhe ka ndodhur.

Të fundit