Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Vokshi: Me urdhër të Ramës, PS po bllokon kërkesat për informacion

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Vokshi: Me urdhër të

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi, në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit tha se mazhoranca kishte përgatitur dje një tjetër plan bllokimi për mbledhjen.

Vokshi tha se me urdhër të Ramës bllokojnë kërkesat për informacion për të mos bërë transparencë, për të mbuluar korrupsionin dhe për të mos nxjerrë emrin e Ramës dhe zyrtarëve të përfshirë.

“Koncesionet, abuzimet me to kanë sjellë pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarë e shqiptarë. Mes dhjetëra bojkoteve, PS dje kishte përgatitur një tjetër plan bllokimi. Që dje hodhi planin 3 javor, pa pasur asnjë justifikim për të bojkotuar mbledhjen. Më pas rrëzuan kërkesat për informacion, të cilat janë hapi i parë për hetimin parlamentar. Ka një muaj që PS, deputetët e saj, me urdhër të Edi Ramës, për të mos bërë transparencë, për të mbuluar korrupsionin, për të mos dalë të emri i Ramës, Beqajt, Manastirliut, kanë vendosure që të bllokojnë kërkesat për informacion. Refuzojnë që të pranojnë të kalojnë për miratim kërkesat.

Ekspertët e PS kishin disa vërejte të vogla. Ndërsa për shkresat dërguar spitale publike refuzonin të kërkoheshin të dhëna mbi emrat e personave që kanë kryer Check Up-in, ndërkohë që e dimë që këtu janë bërë shkeljet më të mëdha me persona që nuk jetojnë më apo që e kanë bërë dy herë brenda vitit. Nënkryetari dhe sekretari gënjyen publikisht duke thënë që kërkesat nuk i kanë marrë, kur më 5 prill iu kam dërguar. Një pjesë tjetër që dua të ndaj me ju është që nuk duan të bëjnë transparencë”, tha ajo.

Të fundit