Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Zhupa: PS po bën gjithçka të mos hetohen koncesionet

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Zhupa: PS po bën

Deputetja demokrate Ina Zhupa tha se po bën gjithçka që të mos hetohen koncesionet.

Në një lidhje direkte për News24, Zhupa tha se PS po kërkon t’i vendosë kapak një vjedhjeje prej 200 milionë eurosh në kurriz të shqiptarëve.

“Kishim një konferencë për atë që ndodhi dje në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që të bëhen 4 orë diskutime. Mazhoranca kërkon të hetojë që nga viti 2006, ndërkohë që koncesionet e Chek Up-it nuk kanë ekzistuar në atë kohë. PS kërkon t’i vërë kapak një vjedhjeje 200 milionë euro në kurriz të shqiptarëve. Maxhoranca po bën gjithçka që mos hetohen koncesionet. Ditën e martë do të mblidhemi sërish dhe uroj që deri të martën të jetë anuluar ajo që u vendos në mbledhje, ku mazhoranca vendosi si mos të hetojë afera të rënda”, tha Zhupa.

Të fundit