Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni Hetimor inspektim në terren, Tabaku nxjerr fotot: Inceneratori i Fierit me kontratë korruptive nuk funksionon

Komisioni Hetimor inspektim në terren, Tabaku nxjerr fotot: Inceneratori i

Përfaqësuesit e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve kanë dalë dje në terren për inspektuar nga afër inceneratorin e Fierit, për të cilin do të hetohet njësoj si për atë të Tiranës dhe Elbasanit.

Kryetarja e komisionit, deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka postuar në Facebook pamje nga brenda inceneratorit. Deputetja shkruan bashkangjitur fotove shkruan se ndryshe nga sa deklarohej që inceneratori punonte për përpunimin e mbetjeve, në fakt ai nuk është funksional.

Sikurse thekson Tabaku, brenda inceneratorit nuk përpunohej asnjë mbetje duke rezultuar vetëm një godinë e bojatisur, e cila “është në kundërshtime direktivat e BE-së, vepër e dhënë nmë procedurë korruptive dhe që do t;i kushtojë shtetit vetëm në vitin e parë 7.2 milionë euro”.

Postimi i plotë:

Inceneratori i Fierir: Kur propagandës i del boja

Që nga dita e parë që nisi Komisioni Hetimit të Inceneratorëve mazhoranca përpos avokatisë së atyre që sot janë në kërkim dhe korrupsionit ka kërkuar me ngulm vizitën tek inceneratorët.

Dje, si komision ia plotësuam dëshirën dhe rezultati që pamë ishte një tjetër provë e vjedhjes së 28 mln eurove.

Dje, qytetarët panë se inceneratori i Fierit nuk ishte funksional, nuk përpunohej asnjë mbetje ndonëse inceneratori ka marrë të gjithë pagesën nga qeveria. Nderkohe qe duhet te kishte perfunduar 3 vite me pare!

Ndërsa live gënjehej për 180 ton mbetje që “përpunoheshin” shqiptarët shihnin godina të bojatisura por pa asnjë funksion.

Deputetët dhe mediat e panë me sytë e tyre atë godinë që është realisht një vepër krimi pasi aty nuk përpunohet asgjë.

Kontratë korruptive, dhe mbi 28 mln euro të dhuruara Klodian Zotos dhe bandës së gruptt të strukturuar kriminal.

Një vepër në kundërshti me direktivat e BE-së, dhe që do të jetë sipas KLSH me humbje në fund të ditës. Nje veper e dhene ne procedure korruptive, tre krimineleve tashme ne kerkim.

Vetëm në vitin e parë që do të merret në pronësi nga shteti do t’i shtohet kostoja prej 7.2 mln eurosh.

Askush që ka një sens të vogël për ligjin nuk mund ta mbrojë këtë aferë.

Asnjë deputet nuk mund të mbrojë këtë aferë në kurriz të qytetarëve.

Inceneratori i Fierir sot duhet të ishte skenë krimi dhe pagesat duhet të kishin ndaluar!

Komisioni Hetimor inspektim në terren, Tabaku nxjerr fotot: Inceneratori i Komisioni Hetimor inspektim në terren, Tabaku nxjerr fotot: Inceneratori i Komisioni Hetimor inspektim në terren, Tabaku nxjerr fotot: Inceneratori i Komisioni Hetimor inspektim në terren, Tabaku nxjerr fotot: Inceneratori i Komisioni Hetimor inspektim në terren, Tabaku nxjerr fotot: Inceneratori i

Të fundit