Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni hetimor për 25 prillin, Alibeaj: Nëse Rama nuk paraqitet si dëshmitar, do ta sjellë policia

Komisioni hetimor për 25 prillin, Alibeaj: Nëse Rama nuk paraqitet si

Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh kreu i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Enkeljd Alibeaj thotë se zgjedhjet u cënuan dhe është e drejtë e opozitës që të bëjë transparencë.

Pas publikimit të listës së personaliteteve që pritet të thirren përgjatë tre muajve të punimeve të këtij komisioni, ndër to renditej edhe kryeministri Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Frontline” në News 24, Alibeaj u pyet se çfarë do të bëjnë nëse kryeministri Rama nuk paraqitet për të dëshmuar, ndërsa zyrtari demokrat tha se do të jetë detyra e policisë ta sjellë atë aty.

“Opozita e vjedhur, është terrorizuar dhe ka të drejtën e saj të bëjë transparencë për sa kohë që sistemi i drejtësisë nuk e bën. Unë besoj që një shtet anëtar i NATO-s një shtetar e ka për detyrim moral që nevojës së kërkesës dhe fakteve se ka shkelur ligjin të vijë të përballet.  Është detyra e policisë që ta sjellë para parlamentit”- tha ai.

Të fundit