Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Këlliçi: Mërtiri i ka detyruar bankat mos japin informacion për të

Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Këlliçi: Mërtiri

Është duke zhvilluar punimet Komisioni Hetimor për Inceneratorët. Mbledhja ka nisur me debate që filluan pas deklaratës së deputetit demokrat Belind Këlliçi.

Këlliçi akuzoi se bankat nuk japin informacion për llogaritë bankare të Mirel Mërtiri, të cilin deputeti e ka akuzuar vazhdimisht si hajdut të Inceneratorëve. Këllici deklaroi se ka qenë Mërtiri ai që i ka detyruar banjat të mos japin informacion.

“Tre banka nuk japin informacion për llogari të Mërtirit. I ka detyruar të mos japin. Bankat e kanë detyrim ligjor dhënien e informacionit. Ky komision ka për detyrë të bëjë një hetim të këtyre personave, me gjithë të drejtën që buron nga ligji. E vetmja gjë që po bie në sy është mbrojta që po i bëhet Mërtirit, o bëhet nga njëra palë. Po kërkojmë të zbatohet ligji. Unë nëse marr përsipër të them fjalën hajdut e kam unë përgjegjësi. Mos u shqetëso pse po i them, unë hajdut Mërtirit. Unë nuk druhen aspak të quaj një person që zbulon me fondet hajdut. Për këtë gjë mbaj përgjegjësi personale, mos u shqetësoni ju për mua dhe pse po quhet Mirel Mërtiri hajdut në këtë komision, zonja Felaj,” tha Këlliçi.

Të fundit