Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike, tërhiqet Agron Duka, Alibeaj shton në listë Bashën

Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike, tërhiqet Agron Duka,

Grupi i Enkelejd Alibeajt depozitoi pak ditë më një kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike.

Kërkesa e depozituar në Kuvend mbeti pezull pas tërheqjes së Agron Dukës, firmën e të cilit grupi e ka zëvendësuar me Enkelejd Alibeajn dhe Lulzim Bashën, për shkak se dokumenti duhej të kishte 35 firma, ndërsa me tërheqjen e Dukës mbeti me 34.

“Grupi Parlamentar i PD ka ridepozituar sot të korrigjuar kërkesën me nënshkrimet e jo më pak se 35 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, pas tërheqjes së deputetit Agron Duka. Dëshirojmë të theksojmë se për deputetët nismëtar, zbatimi i ligjit dhe mbrojtja e interesit publik, janë detyrë parësore e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Qëllimi i ngritjes së Komisionit Hetimor nuk është targetimi i posaçëm i asnjë investitori të ligjshëm, por të evidentojë abuzimet me ligjin dhe të marrë masat për frenimin e ketyre fenomeneve negative, korruptive dhe klienteliste. Pasuritë publike nuk mund të jenë kurrë plaçkë për miqtë dhe familjarët e Edi Ramës, dhe detyra e Kuvendit është të marrë masat për të ndaluar abuzimet me zbatimin e ligjit për investimet strategjike dhe të nxjerr përgjegjësitë për këdo që ka shkelur ligjin”, thuhet në njoftimin e grupit të Alibeajt.

Të fundit