Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni Hetimor për koncensionet në shëndetësi, Vokshi: SPAK nuk kreu hetim të thelluar ndaj Beqajt

Komisioni Hetimor për koncensionet në shëndetësi, Vokshi:

Pas marrëveshjes midis mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e komisioneve parlamentare demokratët nuk kanë humbur kohë duke thirrur komisionin hetimor për koncensionet në shëndetësi, konkretisht të sterilizimit dhe atë të Check-Up.

Deputetja demokrate Albana Vokshi, kryetare e këtij komisioni në një intervistë për Syri Tv, tha se SPAK e ka mbyllur dosjen dhe ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës për ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn, megjithëse GJKKO kërkonte një hetim më të detajuar për rolin e tij.

Vokshi tha se kjo nuk ka të bëjë vetëm me shpërdorim detyre, por është një korrupsion madhor.

Roli kryesor i hetimit parlamentar nuk është mbivendosja e rolit të organeve të drejtësisë, por është një instrument në duart e opozitës për të kontrolluar dhe monitoruar zbatimin e ligjeve apo zbatimin e kontratave të ndryshme. Dhe bërja transparencë e hapit të çdo procedure është hapi i parë i kësaj procedure”, tha Vokshi.

Ajo tha se do të bëhet transparent roli që ka luajtur çdo zyrtar apo funksionar, punonjës i administratës publike apo persona të tjerë që janë pjesë e koncensioneve.

“Qëllimi i parë është transparenca, qëllimi i dytë është zbardhja e çështjeve që nuk janë hetuar siç duhet nga SPAK për një arsye ose një tjetër, dhe jemi gati ti vihemi në ndihmë SPAK apo GJKKO, dhe e treta që të bëhen përmirësime ligjore që mos ndodhin situata të tilla. Ilir Beqaj ka dhënë 4 kontrata PPP, gjatë kohës që ishte ministër dhe që janë korruptive”, tha Vokshi.

 

 

Të fundit