Flash News

Ditari i Opozitës

"Komisioni i reformës ‘me partizanët e Ramës", Salianji: Basha mashtroi për reformën zgjedhore

"Komisioni i reformës ‘me partizanët e Ramës",

Deputeti i PD-së Ervin Salianji, i ftuar në ‘Top Talk’, u shpreh se deklarata e Lulzim Bashës se ndërkombëtarët kanë ndërhyrë për të rikthyer komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore ishte një mashtrimSalianji u shpreh se e vetmja ndërhyrje te Basha është nga njerëzit e kryeministrit Edi Rama.

Duke ndikuar te Basha, sipas Salianjit, Komisioni i Reformës Zgjedhore, është kthyer në një komision ‘me partizanët e Ramës’.

“Kam një keqardhje për situatën ku ka degraduar veten Basha. Pastaj lehtësia me të cilën mashtron në publik. Që dje e kuptuam që ky ishte një blof i madh. Ne e themi prej kohësh që ka një bashkëpunim me Ramës dhe Bashës. Dje e konfirmoi dhe vetë, por tha ka ndërhyrje nga amerikanët.

Në fakt, është e dukshme që ka një ndërhyrje nga njerëzit e Ramës. Ka një komision të ngritur prej dy vitesh në parlament, ka dy bashkëkryetar. Dhe prandaj këtu ka një konflikt, se Rama do të imponojë edhe drejtuesin që i takon opozitës. Ka komision bipartizan, e ka kthyer në komision me partizanët e vetë’.

Deklarata e Bashës nxiti edhe reagimin e ndërkombëtarëve, përfshirë ambasadën amerikane e britanike si dhe të delegacionit të BE-së në Tiranë. Me këto reagimi, U rrëzua edhe miti i mbështetjes së Bashës nga ndërkombëtarët”, tha Salianji.

 

Të fundit