Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni i Reformës Zgjedhore, Meta: Të respektohet kërkesa e opozitës për të pasur bashkëkryetarin që i përfaqëson

Komisioni i Reformës Zgjedhore, Meta: Të respektohet kërkesa e

Kreu i Partisë se Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për gazetarët foli për bllokimin që deputetët e PD-së, i bënë komisionit për Reformën Zgjedhore që më pas u detyrua të vijojë me mbledhjen online.

Meta akuzoi qeverinë për bllokimin e punës ndërsa solli në vëmendje letrën e 47 deputetëve të opozitës ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla gjatë ditës së djeshme ku kërkohet përfaqësimi i tyre në komisionin e Reformës Zgjedhore.

Është e qartë se punën për komisionin e reformës e bllokon Edi Rama dhe mazhoranca për arsye se rregullorja e Kuvendit e bën të qarrtë parimin e proporcionalitetit si i vetmi parim ku mbështetet përfaqësimi i opozitës.

Janë 47 deputetë opozitarë që kanë dorëzuar një dokument kur kërkojnë në mënyrën më legjitime të kenë bashkëkryetarin, jo se ata duan kështu por për shkak të parimit të proporcionalitetit.

Është detyrë e mazhorancës të respektojë këtë parim dhe të zhbllokohet puna e komisionit”- tha Meta.

Të fundit