Flash News

Ditari i Opozitës

Reforma Zgjedhore Rama-Basha, Berisha: Kryeministri, i gatshëm të asgjësojë parlamentin për të mos u hetuar

Reforma Zgjedhore Rama-Basha, Berisha: Kryeministri, i gatshëm të

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar nisjen online të punës së komisionit të Reformës Zgjedhore vetëm me pjesëmarrje të përfaqësuesve të mazhorancës dhe deputetëve të grupimit Basha.

Nga dritarja e banesës së tij në ‘Rrugën e Shpresës’, Berisha tha se sot mbarë bota mësoi se Edi Rama është i gatshëm të asgjësojë parlamentin për të mos u hetuar.

Sipas tij, “Rama i tmerruar nga vendosmëria e opozitës për të rikthyer zgjedhjet e lira, mësoi se ka nisur reformën me pengBashën”.

“Sot mbarë bota mësoi se Edi Rama i zhytur në afera të tmerrshme korruptive është i gatshëm të asgjësojë parlamentin për të mos u hetuar.

Gjithë bota mësoi se Edi Rama i tmerruar nga vendosmëria e opozitës për të rikthyer zgjedhjet e lira, mësoi se ka nisur reformën me pengBashën, me turpin e politikës shqiptare në 32 vite.

Por miqtë e mi!

Dy ditë më parë institucioni më i specializuar në botë për zgjedhjet e lira ODIHR lëshoi një thirrje, dëgjoi zërin e deputetëve të opozitës, i tha Edi Ramës se loja me turp opozitën, se loja me peng opozitën nuk kapërdihet.

Se modeli i reformës zgjedhore bipartizan kur PD-ja qeveriste ishte modeli më i mirë, ishte shembull për mbarë rajonin.

U ndala në këto momente për të theksuar se një kauzë e drejtë nuk mposhtet kurrë.

Kauza juaj e drejtë nuk mposhtet kurrë dhe ju garantoj ju se, shqiptarët mendjen, zemrën, veshin e kanë te ju”, tha Berisha.

Të fundit