Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni i Rithemelimit çon në gjykatë ndryshimet statutore të miratuara më 11 Dhjetor

Komisioni i Rithemelimit çon në gjykatë ndryshimet statutore

Komisioni i Rithemelimit ka çuar sot në gjykatë ndryshimet statutore të miratura në Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit.

Ishte deputeti Oerd Bylykbashi i cili prezantoi ndryshimet statutore para 4.935 delegatëve të pranishëm më 11 Dhjetor. Deputeti vuri në dukje një ndryshim thelbësor që përcakton se “çdo akt i organeve të PD-së i ndërmarrë para hyrjes në fuqi të këtij Statuti dhe që bie në kundërshtim me dispozitat.”

Sipas ndryshimeve, pas Kuvendit do të jetë Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit që merr drejtimin ekzekutiv të PD-së për 4 muaj deri në konstituimin e organeve drejtuese. Bylykbashi theksoi se futja e referendumit, primaret, por edhe forcimi i organeve kolegjiale janë disa nga pikat e statutit të ri të PD-së.

Ndërkohë që një ditë më parë, krydemokrati Lulzim Basha dorëzoi në gjykatë ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e korrikut.

Të fundit