Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni i Rithemelimit kërkon bojkotin e Këshillit: Nul dhe i paligjshëm! Mos iu bashkoni përçarjes

Komisioni i Rithemelimit kërkon bojkotin e Këshillit: Nul dhe i

Komisioni i Rithemelimit ka bërë thirrje për bojkot të mbledhjes së Këshillit Kombëtar nga Lulzim Basha. Në një deklaratë, komisioni nënvizon se Basha është shkarkuar dje me vendim të kuvendit, ndërsa një pjesë e të emëruarve në Kryesi, janë zgjedhur në mënyrë flagrante.

Komisioni e ka quajtur mbledhjen e Këshillit nul dhe të paligjshëm, teksa fton anëtarët të mos bëhen pjesë e ‘përçarjes dhe përjashtimeve nga PD për karrigen e thyer të Bashës’.

DEKLARATA:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar!

Dje me 4446 vota Kuvendi Kombëtar i PD vendosi shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit për shkelje të rënda statutore, si dhe konstatoi paligjshmërinë e pjesës më të madhe të kryesisë si të zgjedhur në dhunim flagrant me statutin e PD.
Gjithashtu, ju bëjmë me dije se Kuvendi Kombëtar ka mandatuar Komisionin e Rithemelimit për t përmbushur vakumin e krijuar deri në zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së re!
Për sa më lart ju njoftojmë se mbledhja e KK e thirrur nga deputeti Lulzim Basha është nul dhe e paligjshme.
Ju bëjmë thirrje të bojkotoni mbledhjen dhe mos bëheni pjese e paligjshmërisë!
Ju ftojmë gjithashtu të mos bëheni pjese e përçarjes dhe përjashtimeve nga PD për karrigen e thyer të Lulzim Bashës.
Sot është momenti të bashkohemi duke dëgjuar zërin dhe vullnetin e demokratëve!
Komisioni i Rithemelimit

Të fundit