Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni i Rithemelimit mbledhje për herë të parë në selinë e PD, i pranishëm edhe Berisha

Komisioni i Rithemelimit mbledhje për herë të parë në

Komisioni i Rithemelimit zhvollon për herë të parë mbledhje në ambientet e selisë së PD.

I pranishëm në këtë mbledhje që ka nisur para pak minutash është edhe ish kryeministri Sali Berisha.  

Kujtojmë se sot Berisha sëbashku me disa përfaqësues nga Komisioni i Rithemelimit, u takuan me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn dhe Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi.

Më pas, në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi nga selia blu se gjatë bisedimeve u shtrua çështja e bashkimit të demokratëve me anë të votës së lirë.

 Po sot, Gjykata e Tiranës njohu Komisonionin e Rithemelimit. Gjyqtari Agron Zhukri ka vendosur të regjistrojë ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin e 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-lideri Sali Berisha.

Ndryshimet statutore që u miratuan në Kuvendin e Berishës parashikojnë shkarkimin e drejtuesve dhe funksionarëve aktual. Tashmë PD do të ketë vulë e logo të re. Kujtojmë se në Kuvendin e 11 dhjetorit morën pjesë 4934 delegatë.

 

Të fundit