Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e grupit/ “Komisioni i Rithemelimit nuk ju njeh”, Alibeaj: E ça pastaj?! Ka një axhendë për t’u ndjekur

Mbledhja e grupit/ “Komisioni i Rithemelimit nuk ju njeh”, Alibeaj:

Enkelejd Alibeaj nuk i ka kursyer ironitë kur u pyet nga mediat për vendimin e Kuvendit Kombëtar të 30 prillit, në të cilin u shkarkua si kryetra i grupit parlamentar të PD, ndërsa sot k thirrur mbledhjen e grupit të PD.

Duke folur për mediat para nisjes së mbledhjes, Alibeaj tha se Grupi Parlamentar ndjek një axhendë të përcaktuar parlamentare dhe se do të diskutohet për aksionin politik të PD-së në vijim.

Komisioni i Rithemelimit nuk ju njeh si kryetar të grupit parlamentar, a do vijoni me mbledhjet dhe a i keni thërritur të gjithë deputetët?”, e pyet gazetarja.

"E ça pastaj. Nuk është kjo çështja kryesore. Grupi parlamentar do ndjekë axhendën parlamentare. QË nga e sotmja, që duhet të ishte kjo. Fitorja e banorëve të Rinasit, që deputetët tanë iu ndenjën pranë. Bënë një fitore të vogël. Çështje të tjera janë ato të komitetit të posaçëm për praktikat korruptive për investimet strategjike.

Unë kam detyrimin t’i thërrasë të dëgjojë zërin e deputetëve të Grupit Parlamentar. Për mbledhje të grupit parlamentar, ka një rregullore që përcakton të drejtat e çdo instance. Në rregullore ka një nen, neni 4 që përcakton se mbledhjet e grupit thirren dhe drejtohen nga kryetari i grupit parlamentar. Është një detyrim që do të duhet të ushtrohet nga kryetari i grupit. Ajo që është e rëndësishme, është se për këto çështje, aksionin politik, do duhet të dëgjohet zëri i secilit deputet”, u shpreh Alibeaj.

Të fundit