Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni i Rithemelimit voton sot primaret për 6 marsin, nis procesi në nëntë qendrat e votimit

Komisioni i Rithemelimit voton sot primaret për 6 marsin, nis procesi

Ka nisur procesi i votimit për kandidatët me të cilët Komisioni i Rithemelimit të PD-së, do të garojë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Një ditë më parë Komisioni bëri me dije edhe emrat që do të votohen sot në primare. Gjithësej janë nëntë qëndra votimi.

Procesi i votimi ka nisur në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë në orën 17:00. Komisioni ka njoftuar se në rast se ka votues të tjerë, procesi mund të përfundojë edhe pas orës 17:00.

Përmes një njoftimi, Komisioni ka theksuar se procesi ka nisur i qetë dhe pa problem, duke bërë me dije se do të reagojë në mënyrë periodike gjatë ditës së sotme për zhvillimet e fundit lidhur me votimet.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike (PD) informon: Të 9 Qendrat e Votimit (3 QV në Shkodër, 2 QV në Durrës, 1 QV në Dibër, 1 QV në Lushnjë, 1 QV në Rrogozhinë dhe 1 QV në Vorë) janë hapur në orën 8. Procesi i votimit ka nisur i qetë e pa probleme.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton cdo anëtar të PD në 6 degët e PD ku po zhvillohet procesi i votimit për Primare, të ushtrojë të drejtën e votës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në garën për kryetar bashkie. Primaret, si ushtrim i demokracisë së drejtpërdrejtë tashmë e kalojne vendimmarrjen te anëtarësia. Komisioni do të informojë në mënyrë periodike publikun në lidhje me ecurinë e procesit të votimit për Primare”, thuhet në njoftim.

Lista e kandidatëve që garojnë sot:

Dibër

Behar Dema, ekonomist
Dafina Muda, psikologe
Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar

Durrës

Ardian Muka, inxhinier urbanist
Silvja Gjepali, IT

Lushnje

Arben Zaimi, jurist-avokat
Elton Bano, jurist-avokat
Eurion Iljazi, arsimtar 
Indrit Qerimi, arsimtar

Rrogozhinë

Eqerem Deliu, ekonomist
Hajrulla Tafa, arsimtar
Hekuran Xhani, mjek veteriner
Sokol Gosa, arsimtar
Vladimir Manushi, mjek dentist 

Shkodër

Alfred Koçobashi, jurist
Arben Maliqi, jurist
Astrit Bushati, jurist
Bardh Spahia, mjek
Irena Shestani Shala, ekonomiste
Irma Kopliku, pedagoge matematike

Vorë

Luan Beta, inxhinier
Lulzim Vrana, economist

“Surprizë” ishte tërheqja e Voltana Ademit nga gara për kryebashkiake. Ajo e konfirmoi dje lajmin, duke thënë se eksperienca disavjeçare e saj në PD, e bënte të ishte më në avantazh se kolegët e tjerë.

Pas zbardhjes së emrave nga Komisioni i Rithemelimit reagoi dhe PD. Kjo e fundit tha se emrat nuk janë kandidatë të PD-së dhe nuk kanë më asnjë lidhje me partinë.

Të fundit