Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni i TIMS përfundon marrjen në pyetje të dëshmitarëve pas 12 orësh, Salianji: Zbuluam të dhëna befasuese

Komisioni i TIMS përfundon marrjen në pyetje të

Pas thuajse 12 orësh mbledhje, Komisioni Hetimor për TIMS ka përfunduar seancën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve.

Kryetari i Komisionit Ervin Salianji, përmes një videoje në Facebook, krah kolegëve të tij deklaroi se seanca ka përfunduar rreth orës 03:26 të mëngjesit.

Në seancë u mor në pyetje ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku.

"Kemi arritur të zbulojmë të dhëna befasuese nga hetimi i komisionit, të cilat do t'i publikojmë shumë shpejt", tha Salianji.

Të fundit