Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni i TIMS, Salianji ironizon Kryeministrinë: Nuk iu përgjigj kërkesave, po mbyll problemet në Itali

Komisioni i TIMS, Salianji ironizon Kryeministrinë: Nuk iu përgjigj

Është mbledhur Komisioni Hetimor për TIMS.

Kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji ka deklaruar se autoritetet nuk i janë përgjigjur kërkesës për informacion që ka depozituar Komisioni Hetimor.

Salianji ironizoi duke thënë se siç duket Kryeministria do të ketë pasur punë për të mbyllur problemet në Itali, duke iu referuar replikave të kryeministrit Rama me gazetarin italian Sigfrido Ranucci.

“Në tejkalim të afateve, është depozituar në protokoll Autoriteti Kombëtar për Informacionin e Klasifikuar dhe AMP, nuk ka marrë mundimi të përgjigjet Kryeministria, mbase kanë pasur punë të mbyllin problemet në Itali, ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Tiranës. Ka kthyer përgjigje edhe Shërbimi Informativ. Dokumentet me të cilat do të njihemi janë sekret hetimor ndaj do të plotësojmë formularët për tu pajisur me certifikatë sigurie.

I keqardhur që një institucion që duhet të jetë ndër më të rëndësishme, si SHISH, përdoret dhe sjell përgjigje për tu tallur me publikun. Ka qëllime të tjera tani mesa duket. Me nisjen e punës së këtij komisioni një drejtues institucioni është larguar, nuk do të them është bërë dëshmori i parë”, tha ai.

Të fundit