Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni nuk e lë të votojë ish-deputeten e PD: Një parti përjashtuese, s'mund të jetë kurrë fituese

Komisioni nuk e lë të votojë ish-deputeten e PD: Një parti

Po shtohen gjithnjë e më shumë denoncimet e anëtarëve të PD-së për mosgjetjen e emrit në listat e votuesve për zgjedhjen e kryetarit të ri, madje disa prej tyre ish-eksponentë të lartë në këtë forcë politike.

Një prej tyre është dhe rasti i Lajla Përnaskas, ish-deputete e PD-së për dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë dhe anëtare e Këshillit Kombëtar deri në vitin 2017, e cila njihet si një kritike e kryetarit aktual demokrat Lulzim Bashës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pernaska teksa tregon gjithë karrierën në PD, thotë se Komisioni i votimit në selinë qendrone nuk e ka lejuar të votojë, pasi nuk e ka patur emrin në listat e votuesve.

Ajo shprehet se i qëndron bindjes së saj, se një parti përjashtuese, nuk mund të bëhet kurrë fituese. Ndërkohë që iu uron suksese, tre rivalëve të Bashës: Edith Harxhit, Fatbardh Kadillit dhe Agron Shehajt

Postimi i plotë:

Njoftim:
Në këtë ditë të rëndësishme për votimin e Kryetarit të PD, si anëtare e saj që nga viti 1995, Deputete Fituese më 2005 dhe 2009 në Lagjen time, Njësia Nr. 2 Tiranë, Menaxhuese e fitores se Bashkisë Tiranë në këtë Njësi (2011), anëtare e Kryesisë së PD Tirane dhe PD Shqipëri (deri 2013), anëtare e Këshillit Kombëtar ( deri 2017), u paraqita pranë Komisionit të votimit në Selinë Qëndrore, që nuk lejoi ushtrimin e të drejtës së votës sime (nuk rezultokam në Listat e Kryetarit në detyrë).
I qëndroj bindjes sime se:
“ Njē Parti Përjashtuese, nuk mund të jetë kurrësesi Fituese”
Suksese në këtë sfidë garuesve realë të saj Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli,Agron Shehaj.
Shqipëria do bëhet .

Të fundit