Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni për Dezinformim, Gjekmarkaj: Tentativë e PS për të ndërhyrë në lirinë e medias

Komisioni për  Dezinformim, Gjekmarkaj: Tentativë e PS për

Në Konferencën e Kryetarëve u diskutua propozimi i socialistëve për një Komision të Posaçëm Parlamentar për Dezinformim.

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj tha se kjo është një tentativë nga PS për të ndërhyrë në lirinë e medias dhe vjen pas dështimit të paketës antishpifje.

“Kjo është një tentativë për te spostuar diskurin politik nga aferat e qeverisë. Por përtej kësaj, ky propozim është problematik. Vjen si një tentativë e dytë për të ndërhyrë në lirinë e medias. Vjen pas dështimit të paketës antishpifje, një paketë që u kundërshtua fort nga ndërkombëtarët. Ngjan me atë që ka ndodhur në Turqi, mbi fjalën demokraci u bë dhunimi me i fortë i shtyllave të demokracisë. Duhet një reflektim dhe një kujdes i madh”, tha Gjekmarkaj.

Të fundit