Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni për Inceneratorët, Basha thirrje Ramës: Mos pengo punimet, qeveria është e lidhur me aferën

Komisioni për Inceneratorët, Basha thirrje Ramës: Mos pengo

Kryedemokrati Lulzim Basha, pas mbledhjes me strukturat, po mban një konferencë për shtyp.

Basha tha se në fokus të opozitës është hetimi për inceneratorët, teksa i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Ermonela Felaj, të mos ndërpresin nesër mbledhjen e Komisionit Hetimor për Inceneratorët.

“Pavarësisht çfarë kulisash po luhen, fakti është se arrestimi i Lefter Kokës, është akt për t’u përshëndetur por i pamjaftueshëm. Lefter Koka nuk ka vepruar i vetëm. I bëj thirrje Ermonela Felajt dhe Edi Ramës që të mos pengojnë Komisionin për Inceneratorët që do të zhvillohet nesër në orën 12:00.  Komisioni Hetimor do të marrë shqyrtim se si është e mundur që ditën kur iu vu shiriti i verdhë, thesari i shtetit pagoi mbi 500 mijë euro. Është bërë mullar me prova se me inceneratorët është e lidhur e gjithë kupola qeveritare”, deklaroi Basha.

Të fundit