Flash News
Plagoset me armë zjarri i riu shqiptar në Greqi
Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin dhe vajzën e tyre 3-vjeçare
Konfirmon FIFA: Kupa e Botës 2034 do të zhvillohet për herë të parë në Arabinë Saudite
Aksident në Lezhë, i riu përplas me makinë 68-vjeçarin
Komisioni për Shëndetësinë, Vokshi: PS bëri show, Beqaj u soll me pranga për të fshehur aferat
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi, ka akuzuar deputetët e Partisë Socialiste për organizimin e një skenari me qëllim të realizimit të një show, duke e sjellë ish-ministrin Ilir Beqaj me pranga në duar.
Vokshi ka theksuar se ky veprim ka për qëllim të shmanget thirrja për të dëshmuar e kryeministrit Edi Rama dhe Vilma Nushit, dhe ka akuzuar socialistët për mungesë interesi në zbardhjen e aferës.
“Është krejt e lexueshme lëvizja juaj, e nxorët me pranga në duar vetëm për të bërë shoë, ndërkohë që ju nuk doni ta vijoni, nuk doni të merrni dëshminë, doni të fshini vjedhjet. S’doni të lëmë kohë të thirret Vilma Nushi e Edi Rama. Kjo është skenar i përgatitur, mendova se s’do arrinit deri aty sa ta sillnit me pranga në duar, të bënit shoë. E keni futur në ngërç, nuk u intereson zbardhja e kësaj, u intereson të fshihni pagesat për analiza të pakryera, për sete që duhet të kushtonin 4 euro dhe kushtojnë 400 euro. Dua t’u bëj thirrje lëreni të bëjë deklaratën paraprake, të na vërë në dispozicion prezantimin që Beqaj ka, të bëjë deklaratë kontenstuale dhe koncize që unë të vijoj me pyetjet e mia. Deklaratë jo prezantim, nuk është më i mirë se të tjerët. Lejojeni të bëjë deklaratën paraprake dhe të vijojmë me pyetje. Nëse ju i keni vënë qëllim vetes të mos e lejoni është tjetër gjë. I kam thënë lexoje”, tha Vokshi.