Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni Statutor në PD rrëzon Kadillin dhe Harxhin, kalojnë për miratim vetëm 11 propozimet e Bashës

Komisioni Statutor në PD rrëzon Kadillin dhe Harxhin, kalojnë

Ka përfunduar pas dy orësh mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor, ku u diskutuan propozimet për ndryshime statuore. Komisioni ka vendosur të kalojë për miratim në Kryesi vetëm propozimet e Bashës, ndërsa rrëzoi ato të depozituara nga ish-kandidatët për kryetar Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi. 

Kryesia e PD do të  mblidhet nesër, ku përveç propozimeve do të diskutojë analizën e zgjedhjeve të 25 prillit. Kryedemokrati propozoi shtimin si strukturë edhe Këshilli Koordinues i Qarkut, rikonstrukturimin e Kryesisë së Seksionit, dhe zgjerimin e Kryesisë së Degës, ku do të përfshihen edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Ai propozoi edhe riorganizimin e Këshillit Kombëtar. Gjithashtu kërkon që Komisioni i Apelimit dhe Komisioni i Integritetit dhe Etikës të shkrihen në një të vetëm.

Ndërsa ndryshimet e Kadillit dhe Harxhit kishin në thelb rritjen e fuqisë së anëtarëisë dhe dobësimin e fuqisë së kryetarit. Sipas tyre, nëse kryetari humbet një herë zgjedhjet duhet të largohet nga drejtimi i partisë.

 

Të fundit