Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Kompjuterët e MEK i shkuan Iranit”, PD reagon pas përgënjeshtrimit të policisë: Të hetojë OKB!

Partia Demokratike reagoi pasi Policia e Shtetit përgënjeshtronte deklaratën e kryedemokratit Sali Berisha se kompjuterët e sekuestruara në Manzë në kampin Ashraf i janë dorëzuar Iranit.
Në një deklaratë publike, PD thekson se deklarata i është referuar informacioneve të qeverisë iraniane, kurse Policia e Shtetit ju referohet rrjeteve sociale dhe mediave.
Për këtë PD, dënon çdo formë bashkëpunimi të regjimit të Tiranës me regjimin e Ajetullahëve dhe i bën thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara të hetojë me përparësi bashkëpunimin e këtyre regjimeve kundër Frontit të Rezistencës Iraniane.
Deklaratë e Partisë Demokratike:
Një përgënjeshtrim që më shumë akuzon!
Ditën e henë, me datë 3 korrik, Drejtuesi i Këshillit të Informacionit të Qeverisë së Iranit, Sepehr Khalaji në një komunikatë në emër të Këshillit të Informacionit të Republikës Islamike të Iranit, deklaron se pjesë nga 232 kompjuter të konfiskuar nga Policia Shqiptare, me datë 20 qershor, në kampin Ashraf 3 të Muxhahedinëve të Popullit në Manëz, gjënden në Teheran, në duart e organeve kompetente zyrtare të sigurisë Iraniane. Nga dita e hënë deri dje, ditën e enjte pasdite, autoritetet shqiptare heshtën si fija barit ndaj këtij lajmi që u përhap me shpejtësi në mbarë botën i cili në rast se është i vërtetë dëshmon:
-Së pari një akt vasaliteti të plotë të regjimit të Tiranës ndaj regjimit të Ajetollohëve, një regjimi barabar që vetëm vitin e fundit ka ekzekutuar mbi 300 dhe ka arrestuar me mijëra e mijëra të reja dhe të rinj iranian, luftëtar lirije për protetstat e tyre kundër diktaturës teokratike në Iran.
-Së dyti përbën një akt madhor tradhëtie të regjimit të narkoshtetit shqiptar ndaj aëtarëve të Frontit të Rezistencës Iraniane, luftëtarëve të lirisë, të strehuar në Shqipëri.
Ky lajm po të provohet i vërtetë është dorëzimi i të dhënave, lidhjeve familjare dhe bashkëpunëtorëve të Frontit të Rezistencës së Iranit në duart e Policisë Sekrete të Iranit me pasojë zbulimin, arrestimin, burgosjen dhe ekzekutimin e mijëra e mijëra familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të anëtarëve të Frontit të Rezistencës Iraniane, gjë që do mbetej në histori si një akt pabesie ekstreme e damkë e zezë për kombin shqiptar që ka si virtut kryesor besën.
Duke parë heshtjen e plotë disa ditore të autoriteteve shqiptare ndaj ketij lajmi të tmerreshëm, me të cilën ato në një farë mënyre, me këtë heshtje pranonin si fakt të kryer deklaratën e zëdhënësit të qeverisë iraniane, ditën e enjte në ora 14:00, Kryetari i PD Sali Berisha deklaroi para mediave se në rast se ky akt është i vërtetë, qeveria e Edi Ramës ka kryer akt të pashembullt tradhëtie të lartë me pasoja shumë te rënda për Frontin e Rezistencës Iraniane.
Vetëm pas kësaj deklarate Policia Shqiptare reagoi me një gjoja përgënjeshtrim me të cilën ajo ngjalli edhe më shumë dyshime se sa hodhi poshtë lajmin. Në deklaratën e tyre policia e narkoshtetit mohon që materialet të jenë dërguar në Teheran, por çuditërisht ajo shprehet se: “Të gjitha njoftimet që qarkullojnë në rrjete sociale dhe media për sa më sipër, janë jo vetëm të rreme por dhe në raste specifike kanë qëllime të tjera të cilat shkojnë përtej informimit të publikut.”
Siç e shikoni në komunikatën e saj Policia e Shtetit në asnjë fjalë dhe në asnjë rrjesht nuk guxon t’i referohet komunikatës zyrtare të Drejtuesit të Këshillit Islamik të Informacionit si burim zyrtar i lajmit tronditës, por ju referohet rrjeteve sociale dhe mediave të cilat kanë publikuar, transmetuar lajmin. Në këtë mënyrë qeveria e Edi Ramës i shmanget kështu ballafaqimit me burimin zyrtar publik të lajmit, Këshillin e Informacionit të Republikës Islamike të Iranit. Kjo shmangie e qëllimshme e citimit të burimit zyrtar dëshmon për frikën e përgënjeshtrimit duke ju referuar direkt Këshillit të Informacionit të Iranit mbasi ky mund të faktojë me prova deklaratën e tij.
Përveç këtyre, dyshime të forta ngjall edhe vet fakti i përgënjeshtrimit nga policia e shtetit të lajmit të kreut të Këshillit të Informacionit të Republikës Islamike. Kjo sepse ky përgënjeshtrim duhet të vinte nga zyra e Informacionit e Qeverisë Shqiptare dhe jo nga Policia e Shtetit e cila nuk ka asnjë tagër të flasë në emër të prokurorisë dhe shërbimeve inteligjente të vendit.
Perveç këtyre, lidhur me bashkëpunimin e autoriteteve të Tiranës me regjimin e Ajetullahëve, anëtari i komisionit parlamentar të punëve të jashtme dhe të sigurise të regjimit të Teheranit, gjeneral brigade Esmaeil Koëasari ka deklaruar se:
“Prej disa muajve ka patur komunikime midis aparateve të sigurisë të Iranit me vende të tilla si Shqipëria dhe kjo ka patur rezultate shumë pozitive”.
-Së treti po kështu injorohet me qëllim deklarata e gjeneralit iranian për bashkëpunimin me rezultate shumë pozitive në fushën e sigurisë ndërmjet regjimit të Ajetullahëve të Teheranit dhe regjimit të narkoshtetit të Tiranës.
E vërteta është se aktakuza zyrtare e autoriteve gjyqësore shqiptare ndaj Muxhahedinëve të Popullit të strehuar në Kampin Ashraf 3 në Manëz është: Shpallje lufte!
Domethënë Muxhahedinët e Popullit i kanë shpallur luftë nga Manza Republikës Islamike të Teheranit. Kjo aktakuze ndaj luftëtarëve të lirisë është e turpshme dhe duket e formuluar tëresisht në Teheran dhe është një provë e qartë e bashkëpunimit të Tiranës zyrtare me Teheranin e Ajetullahëve ndaj dhe autoritetet e Tiranës nuk përgënjeshtrojnë dot deklaratën e gjeneralit iranian.
Partia Demokratike e cila në pushtet ka vendosur pranimin e Muxhahedinëve të Popullit në territorin e Shqipërisë ka mbështetur dhe mbështet kauzën e tyre drejt rezistencës së tyre ndaj regjimit obskurantist të Ajetullahëve. Ajo ka dënuar reidin brutal të policisë së shtetit në Kampin Ashraf 3 të Muxhahedinëve të Popullit të bazuar në akuza të fabrikuara në Teheran, si një shkelje të hapur të Kushtetutës së vendit, Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Konvetës të OKB për refugjatët. Ajo duke shprehur solidaritetin e saj të plotë me kauzën e drejtë, luftën dhe përpjekjen e Muxhahedinëve të Popullit kundër regjimit teokratik totalitar iranian, dënon çdo formë bashkëpunimi të regjimit të Tiranës me regjimin e Ajetullahëve dhe i bënë thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara të hetojë me përparësi bashkëpunimin e rrezikshëm të këtyre regjimeve kundër Frontit të Rezistencës Iraniane.
Çfarë deklaroi policia:
Një njoftimin për mediat, Policia deklaron se nuk ka pasur asnjë lloj kontakti me Iranin.
Konkretisht Policia e Shtetit sqaron se:
• Asnjë nga strukturat e saj hetimore dhe të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk ka patur kontakte me shtetin iranian apo me shtetas të këtij shteti.
• Të gjitha pajisjet e sekuestruara janë vendosur në dispozicion të strukturës përkatëse e cila do të kryejë ekspertimet digjitale, sipas procedurës ligjore.
• Asnjë nga pajisjet kompjuterike të sekuestruara dhe asnjë material i nxjerrë nga këto pajisje, nuk është dërguar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
• Të gjitha njoftimet që qarkullojnë në rrjete sociale dhe media për sa më sipër, janë jo vetëm të rreme por dhe në raste specifike kanë qëllime të tjera të cilat shkojnë përtej informimit të publikut.
Policia e Shtetit qëndron gjithmonë në dispozicion dhe në mbrojtje të interesave të ligjshme të qytetarëve të saj dhe të kujtdo që banon në Republikën e Shqipërisë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38