Flash News

Ditari i Opozitës

Koncesioni i aeroportit Nënë Tereza, reagon Basha: Shkelje flagrante, qeveria ime nuk do ta njohë

Koncesioni i aeroportit Nënë Tereza, reagon Basha: Shkelje flagrante,

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pasi qeveria ka negociuar për ndryshimin e kontratës së koncesionit të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, duke e zgjatur kohëzgjatjen e saj nga 22 vjet në 35 vjet.

Në një reagim në rrjete sociale, Basha e ka cilësuar si shkelje flagrante të ligjeve të vendit këtë akt dhe zotohet se do ta zhbëjë me ardhjen e tij në pushtet.

Çdo akt koncesioni, PPP apo zgjatje koncesioni i propozuar nga qeveria ne ikje, është në shkelje flagrante të ligjeve të vendit. Zotohem para çdo shqiptari se unë dhe qeveria ime nuk do të njohim asnjë akt të tillë dhe do ta zhbëjmë atë.

Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza" do tu kthehet shqiptarëve dhe shtetit të tyre sipas përcaktimeve fillestare të kontratës koncesionare. Shqipëria do tu kthehet shqiptarëve! #ShqipëriaFiton”, shkruan Basha.  

Të fundit