Flash News

Ditari i Opozitës

Koncesioni i kalatës së Portit të Durrës, Xhaferraj: Korruptiv, presim përgjigje nga SPAK-u

Koncesioni i kalatës së Portit të Durrës, Xhaferraj:
Kreu i Partisë Demokratike në Durrës Ferdinad Xhaferraj

Kreu i Partisë Demokratike në Durrës Ferdinad Xhaferraj në një deklaratë nga porti i këtij qyteti foli për koncesionin e kalatës ose ndryshe terminali i kontenierëve në vlerën e 30 milionë eurove.

Ai tha se në tetor të vitit që kaloi Autoriteti Portual shpalli procedurat e tenderit, ku mori pjesë një kompani e njohur gjermane dhe një kompani malteze, offshore. Sipas tij, administratori i kësaj të fundit ka qenë në hetim për pastrim parash.

Ai thotë se qeveria ka ndërhyrë për të favorizuar kompaninë malteze.

“Ministria e Infrastrukturës ndërhyn, bën tender me procedura të shkurtuara, me qëllimin që fituesin e tenderit të mos e vendosi transparenca dhe konkurrenca por fituesi i tenderit të parazgjidhet ai që ka vendosur Rama Beu.Tani që unë flas, për të gjithë qytetarët e vendit nga Veriu në Jug, i majtë apo i djathtë, me parti apo pa parti, nuk është fare e nevojshme  të thuhet se cila kompani ka fituar tenderin”, deklaroi Xhaferraj.

Ky i fundit i drejtoi një sërë pyetjesh kryeministrit Edi Rama.

“Kush e zotëron këtë kompani?

Ai ka detyrimin tu thotë shqiptarëve çfarë fshihet pas kësaj kompanie?

Pse nuk respekton detyrimin ligjor që të tregojë kush janë përfituesit fundor të këtij koncensioni?

Si është e mundur që ky aset i sigurisë kombëtare ti jepet një kompanie që nuk i dihen pronarët”, tha kreu i PD-së, Durrës.

Ai i bëri thirrje SPAK-ut të nisë hetimet për këtë koncesion korruptiv, siç e quan ai.

Të fundit