Flash News

Ditari i Opozitës

Konçesioni i kalatës së Portit të Durrësit/ PD padit në SPAK Ballukun, shkeljet që konstaton

Konçesioni i kalatës së Portit të Durrësit/ PD padit
Foto ilustruese

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun për të paktën 6 vepra penale që lidhen me koncesionin 30 milionë euro të kalatës së Portit të Durrësit.

Sipas PD, kalata iu dha me koncesion për 5 vjet një kompanie të rregjistruar në parajsë fiskale, në shkelje flagrante të kërkesave për tënderin.

PD ka paditur gjithashtu drejtorin e Portit të Durrësit, Pirro Vengu, anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, si dhe kompaninë koncesionare, “Hili Company Limited”.

Partia Demokratike ka argumentuar në padi 2 shkelje të rënda të ligjit dhe dokumentave të tënderit.

"Së pari, pasuria publike me vlerë 30 milionë euro, është bërë me procedurë të kufizuar, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik. Në ligj është e qartë se kjo procedurë nuk zhvillohet për shërbime që gjenden lehtësisht në treg, siç është puna në kalatë.

Së dyti, koncesioni iu dha një kompanie me pronarë të rregjistruar në parajsa fiskale, në kundërshtim me përcaktimet e tenderit. Në dokumentat e tenderit thuhet qartë se “Ofertuesi, përfshirë anëtarët e Bashkimit të Përkohshëm dhe ortakët e tij nuk duhet të jetë i regjistruar në vende të njohura si parajsa fiskale/offshore”, thuhet në njoftimin zyrtar të selisë blu.

PD denoncoi pak muaj më parë këtë koncesion, të cilin e quan një "aferë korruptive", ku ngriti si shqetësim se kompania fituese është e dyshuar për pastrim parasH.

Konçesioni i kalatës së Portit të Durrësit/ PD padit

Të fundit