Flash News

Ditari i Opozitës

Koncesioni i sterilizimit, Shehu: Janë krijuar monopole private të financuara nga shtetit

Koncesioni i sterilizimit, Shehu: Janë krijuar monopole private të

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu foli për koncesionin e sterilizimit.

Shehu u shpreh në News 24 se ka qenë ndër të parët që ka ngritur çështjen e PPP-ve, duke filluar nga check up, te sterilizimi dhe laboratorët. Ai shtoi se dëmet e krijuara janë shumë të mëdha.

Deputeti i PD-së tha se janë krijuar monopole private të financuara nga shtetit.

“Përtej modestisë jam i pari që kam ngritur çështjen e PPP-ve, duke filluar nga check up, te sterilizimi dhe laboratorët. Shoh se ka një ndërhyrje nga institucionet për të goditur ato çka ka ndodhur me sterilizimin që e kanë çuar situatën alarmante dhe kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe institucioneve përkatëse. Këto veprime, reagime janë shumë të vonuara. Fatkeqësisht nuk patëm asnjë mbështetje jo vetëm nga organet e drejtësisë por edhe nga opinion publik. Sistemi shëndetësor i Shqipërisë është më i dobëti, antisociali në Evropë ku kryeson parulla “O paguaj o vdis!”.

Dëmi i krijuar është shumë i madh, jo vetëm financiarisht por edhe në menaxhimin e ndërtimin e sistemit shëndetësor shqiptar. Marrim check up, çfarë ka prodhuar? Asgjë! Vetëm një grusht njerëzish bëjnë chek up-in. Chek up është krijuar për të darovitur një grup njerëzish me para”, u shpreh Shehu.

Të fundit