Flash News

Ditari i Opozitës

Konferenca e Dumanit, Balliu: SPAK nuk po lufton krimin, por po e mbron atë

Konferenca e Dumanit, Balliu: SPAK nuk po lufton krimin, por po e mbron atë

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka komentuar deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili tha se “strategjia e SPAK ka parandaluar krimin zgjedhor”.

Sipas Balliut, kjo deklaratë nuk i shkon për shtat një kryeprokurori, por është më shumë një qëndrim politik në mbështetje të qeverisë.

Pjesë nga deklarata:

Kur Altin Dumani del e thotë se “strategjia e SPAK ka parandaluar krimin zgjedhor”, nuk flet si kryeprokuror, por si avokat i regjimit. Kjo nuk është drejtësi, është propagandë.

Mjafton të shohësh videot që ka publikuar lideri i opozitës, Sali Berisha, për të kuptuar se krimi elektoral jo vetëm nuk është parandaluar, por është organizuar nën bekimin e institucioneve të drejtësisë së kapur.

Mjafton të analizosh rezultatet absurde si rasti i Sara Milës apo Arken Ballës për të kuptuar se kutitë janë mbushur, jo votuar.

Mjafton të kujtosh zyrat elektorale ilegale, të ngritura në mënyrë mafioze nga PS, që sot janë zhdukur nga dosjet e drejtësisë si të mos kishin ekzistuar kurrë.

Deklarata e Dumanit nuk është gafë, por një akt politik. Një përpjekje për të mbuluar një krim kombëtar: vjedhjen e zgjedhjeve dhe dhunimin e pluralizmit.

SPAK ka zgjedhur të heshtë përballë krimit elektoral, sepse është bërë pjesë e tij.

Të fundit