Flash News

Ditari i Opozitës

Konfirmoi pjesëmarrjen në "Foltoren" e Berishës, kreu i PD-së në Vlorë tregon nëse ka patur presion nga Basha

Konfirmoi pjesëmarrjen në "Foltoren" e Berishës, kreu i

Kryetari i PD në Vlorë, Genc Deromemaj ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin që do të zhvillojë nesër ish-kryeministri Sali Berisha me mbështetësit. Sa i përket ndonjë penalizimi të mundshëm nga kryedemokrati Lulzim Basha për vendimin që ka marrë, Deromemaj tha për "Fax news" se nuk beson se kjo mund të ndodhë.

“Do marr pjesë në një dëgjesë, si një demokrat, të ndërmarrë nga ish-lideri historik i PD-së, z.Berisha. Besoj do të ketë pjesmarrje goxha të lartë. Jo në mënyrë absolute. Unë jam demokrat dhe ne demokratët kemi vlera të jashtëzakonshme dhe udhëhiqemi nga liria. Kam bindjen e plotë që kushdo që do të marri pjesë nuk do të ketë asnjë lloj penalizimi. Nuk do të ketë as të penalizuar”, deklaroi ai.

Lidhur me lajmet se Basha iu ka bërë presion për të mos marrë pjesë në turin e ish-kryeministrit, Deromemaj i mohoi. Ai tha se në takimin e disa ditëve më parë në selinë blu, u fol vetëm për situatën në të cilën gjendet partia.

“Marrëdhëniet me Bashën janë shumë korrekte. Para disa ditësh në një takim thërritur nga kryetari i partisë, kemi diskutuar për situatën dhe kemi marrë orientimin për të ruajtur pozitat e partisë.

Në takimin që kam marrë pjesë as nuk është tentuar të artikulohet kjo. Thjesht u orientuam për situatën ku ndodhemi. Ishte një shpjegim për situatën ku ndodhemi. Nuk kemi të bëjmë ndarje mes mbështetësve. Unë mbështes çdo lloj lëvizje demokratike që në thelb ka parimet. Pas kësaj lëvizje PD do të jetë më e fortë për t’u përballur me mazhorancën”, theksoi ai.

Të fundit