Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
Konfirmon Berisha: PD shkon në zgjedhjet e 11 majit me koalicion
Kreu i PD, Sali Berisha konfirmoi se Partia Demokratike do të garojë në zgjedhjet e 11 Majit 2025 në koalicion me çdo parti që beson te “largimi i qeverisë Rama”.
“Koalicion me të gjitha ato forca politike që besojnë se Edi Rama po bën të keqen më të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, që besojnë se largimi i 40% e shqiptarëve vetëm në Shengen përbën një genocid të vërtetë ndaj popullit shqiptar sepse është e kalkuluar”, tha Berisha në 'Opinion'.
Përpos Partisë së Lirisë, Berisha la të hapur mundësinë për koalicion edhe me figura si Agron Shehaj, Adriatik Lapaj apo Endri Shabani. Për Sali Berishën, kriteri themelor është rrëzimi i qeverisë aktuale të cilën nuk heziton ta quajë “narko-shtet”.
“Duhet të punoj 18 orë në ditë që ta kompensoj atë kohë. Në ato kushte shqyrtova si t’ja bëj…Se të izolohesh një vit…Ajo dëmtoi shumë, atë qëllim kishte. Që mos të isha de-facto kyetar i kësaj partie“, tha ish-kryeministri.