Flash News

Ditari i Opozitës

Konfirmon Kryemadhi: Ilir Meta rikthehet në LSI brenda pak muajsh

Konfirmon Kryemadhi: Ilir Meta rikthehet në LSI brenda pak muajsh

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka konfirmuar se Ilir Meta, aktualisht president i republikës, do të rikthehet në LSI, partinë që ai themeloi brenda pak muajsh.

Në një intervistë për A2 CNN, Kryemadhi tha se Metës i mungon mundësia për të ndryshuar realitetin politik.

“LSI po shkon drejt një sfide të re. Kohë të tjera do të vijnë, angazhime të tjerë do të duhen. Kërkon energji të re. Unë dua t’ju bëj me dije, le ta kemi këtë aktivitet ku unë do të flas si kryetare, pasi gjëra të tjera, angazhime të tjera do t’ju vijnë.

Jam i bindur se brenda shumë pak muajsh, ai që krijoi LSI do të kthehet te ju. Edhe ai mezi pret që t’ju vijë. I mungon mundësia për të ndryshuar realitetin e ndotur të moçalit politik ku kishim qenë”, u shpreh Kryemadhi.

                                                                                                                      

Të fundit