Flash News

Ditari i Opozitës

Konfirmon Kryemadhi: Kam kaluar Covid-19 pa asnjë shqetësim, e mësova kur u operova në Itali; ç'ndodhi me Metën

Konfirmon Kryemadhi: Kam kaluar Covid-19 pa asnjë shqetësim, e

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi konfirmon se është infektuar nga covid-19 para disa kohësh.

E ftuar në ‘open’, Kryemadhi thotë se e ka kaluar këtë virus pa patur asnjë shenjë. Këtë e ka mësuar kur është operuar për bajamet nga mjekët italianë.   

E kam kaluar covid pa asnjë simptomë, pa temperaturë, ditën që hyra në spital për bajamet mjeket italianë më thanë keni kaluar covidin, nuk kisha as prekje mushkërisë dhe asgjë. Nuk e kam kuptuar as vetë dhe jam e vetmja në familje që e kam patur.

Nuk e ka as Ilir Meta, pasi kemi bërë testin sereologjik, e kemi bërë herë pas here. Ajo që mendoj se është më e rëndësishme ngjallja e panikut, frika në opinion duke dëmtuar anën psikologjike”, tha Kryemadhi.

Në deklaratat e saj publike, kujtojmë se Kryemadhi është shprehur skeptike ndaj Covid-19. Ajo deklaroi sërish edhe në emision se Covid është një grip i zakonshëm dhe është sintetik, pra i prodhuar në laborator.

Madje, nga mali i Shenjte i Tomorit pati deklaruar se nuk e njeh Covid-19.

“Unë nuk e njoh Covid. Kush beson në zot do të jetojë i lumtur pa Covid”, deklaronte disa muaj më parë Kryemadhi.

Ditari politik

Të fundit