Flash News

Ditari i Opozitës

Konfirmuan se do të garojnë më 6 mars, Nishani: Hedhim në koshin e historisë të ligën

Konfirmuan se do të garojnë më 6 mars, Nishani: Hedhim në

Një ditë mëparë Komisioni i Rithemelimit të PD konfirmoi se do të hyjë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Anëtari i këtij komisioni, Bujar Nishani thotë se në këtë betejë do të marrin pjesë për t’u ndeshur me aleancën e së ligës, siç e konsideron ai.

“Kjo betejë nis me një ushtrim të madh demokracie”, shkruan ai, ndërsa evidenton se kandidatët do të zgjidhen:

-Me vetëpropozim

-Propozim nga anëtarësia

-Propozim nga organet qendrore të PDSH

Duke theksuar se demokracia ka vlerë, Nishani shkruan në rrjetet sociale se “Shqiptarët nuk janë njerëz të ‘klasit të 2-të’. Kjo betejë e parë me aleancën e së ligës, finalizon më 6 mars duke e hedhur masivisht në koshin e historisë të ligën.”

Të fundit