Flash News

Ditari i Opozitës

Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Berisha: Rama ndryshoi ligjin, shkaktoi kaos mbi bazën e ryshfetit

Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Berisha: Rama ndryshoi ligjin, shkaktoi

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me intelektualë dhe qytetarë të Prrenjasit.

Berisha komentoi një nga vendimet e fundit të qeverisë mbi konfiskimin  e kateve shtesë dhe ndërtimeve pa leje. Kryedemokrati u shpreh se ishte Rama ai që e ndryshoi ligjin dhe ngarkoi policinë të merrej me ndërtimet pa leje, ndërsa sot kërkon ‘të lajë ‘duart nga kaosi që shkaktoi.

“Dje në parlament, tek dëgjoja socialistët unë u thashë atyre, urdhëroni, të shkojmë së bashku në çdo organizatë të PS dhe të debatojmë me ta. Mirëpo siç e shikoni, ata kanë shkëputur çdo lidhje me qytetarin dhe qytetarët. Kanë shkëputur çdo lidhje pasi Edi Rama e ka shndërruar shtetin në një makineri mashtrimi. Po të dëgjoni se çfarë flasin ata në parlament, flasin sikur janë në një planet tjetër, jo në Shqipëri.

Mirëpo është krijuar ky mekanizëm, me të cilin mashtrojnë nga mëngjesi në darkë në mënyrë të paskrupullt. I paragjykojnë qytetarët shqiptarë si njerëz që mund ti mashtrosh dhe tu thuash çtë duash. E dëgjuat dje, sikur nuk ka qenë në Shqipëri, fliste për mungesën e ligjit në ndërtime dhe urbanistike, që të gjitha mbi bazë ryshfeti, pasi dihet shumë mirë që jo çdo kat, por edhe çdo dhomë paguajnë ryshfetin për ta shtuar. Ky jo që e dinte, por ndryshoi ligjin dhe ngarkoi policinë për tu marrë me ndërtimet pa leje.

Pra mendon se në këtë mënyrë do të lajë duart me kaosin urbanistik që e krijoi mbi  bazën e ryshfetit. Asnjëri prej tyre aty nuk ka ndërtuar kate mbi kate pa paguar shuma të mëdha”, u shpreh Berisha.

Të fundit