Flash News

Ditari i Opozitës

Konflikti me 4 të vrarë në Velipojë, Basha: Boll akuzuat njerëzit, peshku qelbet nga koka

Konflikti me 4 të vrarë në Velipojë, Basha: Boll akuzuat
foto ilustruese

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Velipojë ku për pasojë mbetën të vdekur 4 persona. Ngjarja e ndodhur në mesnatë ka tronditur mbarë opinionin publik dhe reagimet kanë qenë të shumta.

Basha është shprehur duke thënë se kjo ngjarje vjen si pasojë e modelit që sundon vendin, duke theksuar se “peshku qelbet nga koka!”.

Trushpëlarë, apologjistë me apo pa qira: boll akuzuat njerëzit për të keqen që ka plasur kudo! Është vetëm pasojë e modelit që sundon vendin! Peshku qelbet nga koka!”, shkruan Basha në “Tëitter”.

Deklarata e kryedemokratit vjen pas asaj të kryeministrit Rama, i cili nga Vlora foli për një ristrukturim në Policinë e Shtetit.

Të fundit