Flash News

Ditari i Opozitës

Kongres pajtimi me Bashën? Berisha: Të vijnë të garojnë me kënaqësi!

Kongres pajtimi me Bashën? Berisha: Të vijnë të garojnë

Ish kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse ai dhe grupi i Rithemelimit do të zhbënte Kuvendin e 11 dhe 18 dhjetorit për t’ju bashkuar një kongresi pajtimi me Lulzim Bashën pas zgjedhjeve të 6 marsit.

I ftuar në Syri tv,  Berisha tha se kuvendet nuk mund të krahasohen ndërsa theksoi se kush dëshiron, të garojë me kënaqësi për kryetar dhe të pranojë votën e lirë.

Nuk besoj se i del kush zot në atë seli përveç Jemin Gjanës dhe Lul Bravës njëri-tjetrit, ato turpërohen nga ai kongres. Të vijnë të garojnë me kënaqësi. Të pranojnë votën e lirë. Të garojnë për kryetar. Nuk kam asnjë lloj sentimenti negativ ndaj atyre që thonë se nuk e pranojmë Berishën.

Nëse pranohet me votë, Berisha nuk mund të mohohet që luajti rolin e tij. Rikthimi nuk është dëshirë e një personi, rikthimi është proces dhe rikthimi në kushtet e mia, është i pazakontë.”-tha Berisha.

 

 

Të fundit