Flash News

Ditari i Opozitës

Kongresi i CDU/ Zyrtari i lartë gjerman falënderon Berishën për praninë: Do punojmë ngushtë me PD

Kongresi i CDU/ Zyrtari i lartë gjerman falënderon Berishën

Kryetari demokrat, Sali Berisha po merr pjesë në kongresin e partisë më të madhe gjermane, CDU. Berisha është ftuar në kongresin e partisë së djathtë si përfaqësues i opozitës shqiptare.

Në këtë kongres, Berisha zhvilloi një takim me përgjegjësin e Politikës së Jashtme në CDU, Jurgen Hardt.

Përgjegjësi i Politikës së Jashtme të CDU-së, Jurgen Hardt, falënderoi kryetarin e PD-së, Sali Berisha, për praninë në kongres.

Hardt i shprehu liderit të PD-së angazhimin për bashkëpunimin më të ngushtë të partive simotra CDU-PD.

Kryetari i PD-së shoqërohet në këtë vizitë në Gjermani edhe nga deputetët Tomor Alizoti dhe Albana Vokshi.

Të fundit